Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique e ka vlerësuar lartë ndeshjen e parë gjysmëfinale dhe fitoren ndaj Bayern Munichut me rezultat 5-4. PSG dhe Bayern Munich dhanë një performancë që, me shumë mundësi, ishte finalja e hershme e Ligës së Kampionëve të këtij sezoni. Ndeshja e parë shkoi në favor të ekipit parisien, por lojtarët e Vincent Kompany refuzuan të ‘vdisnin’ në Paris.
“Ne kemi treguar se çfarë lloj skuadre jemi. Nuk kam parë kurrë një ndeshje me këtë intensitet dhe këtë dëshirë për të fituar. Tifozët e të dyja skuadrave duhet të jenë të lumtur me këtë spektakël”, ka thënë fillimisht Enrique, i cili gjithashtu dukej i entuziazmuar pas ndeshjes.
“Fizikisht, ritmi i tyre nuk ka rënë dhe për këtë, lojtarët meritojnë urime”, shtoi ai. Nga penalltia e Diaz