As AAK nuk merr pjesë në seancën për presidentin

Besnik Tahiri, shef i grupit parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës tha se nuk do të marrin pjesë në seancën e Kuvendit të Kosovës për diskutim lidhur me zgjedhjen e presidentit. Tahiri tha se diskutime serioze për presidentin ishin dashur të bëhen tash e tre muaj. “AAK nuk ka qenë e ftuar në këto diskutime, nuk ka marrë pjesë dhe rrjedhimisht ne nuk marrim pjesë në një diskutim që sërish është një performancë publike”, tha Tahiri.

Ai shtoi se diskutimi i sotëm pritet të jetë “diskutim për të folur vetmëvete”, duke iu referuar partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, në fund të seancës së rregullt plenare, teksa po fliste për bordin e AKP-së, iu drejtua deputetëve të LDK-së, duke u thënë se po i pret nënshkrimet e tyr

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *