Nagavci me akuza ndaj opozitës, si zakonisht i ndërlidh me Listën Srpska: Pamë refuzim Lajme Gazeta Express 29/04/2026 12:27 Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, e ka akuzuar opozitën për bllokim të proceseve politike dhe refuzim të vazhdueshëm të çdo propozimi të partisë së saj. Sipas saj, secilit propozim të LVV-së, opozita iu përgjigj me refuzim. “Përpjekja jonë për të shmangur zgjedhjet e parakohshme dhe të panevojshme hasi në një bllokadë të pakapërcyeshme.
Në vend të angazhimit konstruktiv, pamë vetëm refuzim dhe mungesë vullneti për zgjidhje””, ka shkruar Nagavci në Facebook. Madje, ajo pretendon se kontradiktat e opozitës dolën qartë në shesh. “Nga PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe pamë refuzim ndaj propozimeve tona, refuzim për të marrë pjesë në votim