Parku Kombëtar “Mali Sharr” po i bashkohet një projekti të ri evropian për ruajtjen e ariut të murrmë, me qëllim mbrojtjen afatgjatë të këtij lloji. Bëhet fjalë për projektin LIFE DinPin Bear, i cili do të zbatohet deri në vitin 2031 në nëntë vende evropiane. Si pjesë e aktiviteteve, institucioni do të kryejë kërkime në terren përmes monitorimit, vendosjes së kamerave kurth dhe mbledhjes së të dhënave shkencore mbi shpërndarjen dhe lëvizjen e ariut të murrmë (Ursus arctos).
Nga Parku informojnë se disa nga kamerat e instaluara tashmë janë dëmtuar, me shumë mundësi nga arinjtë në kërkim të ushqimit, gjë që tregon praninë e tyre aktive në territor. Sipas të dhënave nga viti 2025, popullata e arinjve në park tregon një trend të qëndrueshëm, me numër në rritje të këlyshëve. Sfidat