Raporti i Bankës Botërore: Potenciali ekonomik i Kosovës i kufizuar nga mungesa e fuqisë punëtore

Në raportin më të fundit të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, parashikohet se ekonomia e Kosovës do të vazhdojë të ketë rritje të ngadaltë gjatë viteve 2026–2027, në linjë me trendin rajonal dhe ndikimet nga pasiguritë globale. Sipas të dhënave të paraqitura në raport, rritja reale e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) të Kosovës pritet të jetë 3.7% në vitin 2026 dhe 3.9% në vitin 2027, duke shënuar një përmirësim të lehtë krahasuar me disa ekonomi të rajonit, por ende nën potencialin e plotë zhvillimor. Raporti thekson se një nga sfidat kryesore për Kosovën dhe rajonin mbetet mungesa e fuqisë punëtore dhe niveli i ulët i pjesëmarrjes në tregun e punës.

“Ballkani Perëndimor ka një rezervë të madhe talenti ende të pashfrytëzuar – gra, të rinj dhe individë që dëshirojnë të punoj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *