Sot Në Gjykatën Themelore të Prishtinës është mbajtur seanca dëgjimore në rastin ndaj Sllobodan Radenkoviq, i akuzuar për sulm ndaj KFOR-it në maj të 2023, ndërkaq u shqyrtua po ashtu marrëveshja e arritur për pranimin e fajësisë në mes të akuzuarit, Radenkoviq dhe Prokurorisë Speciale të Kosovë. Pas marrëveshjes së arritur po sot është bërë shpallja e aktgjykimit, ku i akuzuar Sllobodan Radenoviq u dënua me 2 vjet burgim dhe 15 mijë euro gjobë. Arrestohet një person, dyshohet për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe të Policisë në 2023-në Radenkoviq u dënua me 2 vjet burgim për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”, ndërsa me 6 muaj burgim për “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi” ose 15 mijë euro gjobë.
Me kërkesë të të dënuarit burgimi me 6 muaj iu zëvendësua