Nëse bllokada e Ngushticës së Hormuzit vazhdon, mungesa e çipave mund të jetë e pritshme. Burimi: The Telegraph Përkthimi: Telegrafi.com Bota ka humbur 40 përqind të furnizimit të saj me helium që nga fillimi i luftës së Gjirit – fillimisht nga Katari dhe më pas nga Rusia. Do të mësojmë shumë shpejt nëse ekonomia digjitale globale mund t’i përballojë humbjet në këtë shkallë dhe nëse udhëheqësit politikë do të lejojnë që bumi i inteligjencës artificiale [IA] të vazhdojë të gëlltisë një pjesë gjithnjë e më të madhe të heliumit të pakët që mbetet.
Industria nuk mund të prodhojë çipa të avancuar të IA-së ose gjysmëpërçues nën 10 nanometra pa helium me pastërti ultra të lartë për të ftohur pllakat [wafers] dhe për të stabilizuar plazmën për gdhendje [etching]. Edhe çipat standardë për mak