Italia humbet 1.5 miliardë euro për shkak të mos kualifikimit në Kupën e Botës

Eliminimi i tretë radhazi i Italisë nga Kupa e Botës nuk është vetëm një goditje për reputacionin dhe moralin e futbollit italian, por edhe një humbje e madhe ekonomike. Një analizë e kryer nga shtypi italian tregon se dështimi për t’u kualifikuar do të ketë pasoja konkrete për ekonominë dhe mirëqenien sociale, me dëmin total të vlerësuar në deri në 1.5 miliardë euro. Kjo shifër përfshin gjithçka, nga humbjet e drejtpërdrejta financiare deri te pasojat sociale afatgjata, shkruan Calciomercato .

Ky dështim vjen në një kohë jashtëzakonisht të ndjeshme për futbollin italian. Kujtimet e lotëve të Azzurrëve s pas humbjes me penallti ndaj Bosnjës janë ende të freskëta, ashtu si edhe zhgënjimi i brezave të tifozëve të rinj që nuk e kanë parë kurrë ekipin e tyre kombëtar në një turne botëror

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *