Kancelari gjerman Friedrich Merz këmbënguli sot se marrëdhënia e tij me presidentin e SHBA-së, Donald Trump mbetet “e mirë”, pasi Trump kritikoi homologun e tij gjerman në një postim në Truth Social të martën. “Nga perspektiva ime, marrëdhënia ime personale me presidentin e SHBA-së mbetet e mirë”, u tha Merz gazetarëve në Berlin. “Thjesht kam pasur dyshimet e mia që nga fillimi për atë që filloi atje me luftën e Iranit”, shtoi ai, transmeton Telegrafi.
Ai vazhdoi se Gjermania dhe Evropa po vuanin pasojat e mbylljes së Ngushticës së Hormuzit. “Kjo ka një ndikim të drejtpërdrejtë në furnizimet tona me energji dhe një ndikim të madh në performancën tonë ekonomike”, tha ai. Irani i armatosur me armë bërthamore do të ‘mbajë peng botën’