“Në periudhën nga viti 2020 deri në vitin 2024, në vend u regjistruan 508 raste të abuzimit seksual të fëmijëve, ku sistemi i mbrojtjes së viktimave reagoi në mënyrë të fragmentuar, duke mos ofruar mbështetje në kohë dhe shpesh duke shkaktuar viktimizim dytësor”, thuhet në gjetjet e analizës së fundit nga Avokati i Popullit. Sipas të dhënave që i prezantoi sot zv.Avokatja e Popullit, Vaska Bajramovska-Mustafa, nga numri i përgjithshëm i viktimave në periudhën pesëvjeçare të analizuar, 455 ishin vajza dhe 53 ishin djem. Ajo theksoi se shumica e rasteve kanë të bëjnë me krime të rënda, përkatësisht 186 raste të përdhunimit të një fëmije nën moshën 15 vjeç, 99 raste të sulmit seksual dhe përdhunimit, si dhe 196 raste të jetës jashtëmartesore me një të mitur.
“Trendi alarmues