‘Bomba’ e verës? Real Madridi gati të thyejë bankën për yllin e PSG-së

Real Madridi po e rikthen sërish vëmendjen te një nga talentët më të kërkuar në futbollin europian. Joao Neves, një figurë kyçe në skemën e PSG-së, është shndërruar në prioritet kryesor për “Los Blancos” me synimin për ta forcuar mesfushën. Në moshën 21-vjeçare, mesfushori portugez konsiderohet një nga lojtarët më premtues në futbollin botëror.

Ngjitja e tij në elitë ka qenë meteorike dhe ndikimi i tij te skuadra e drejtuar nga Luis Enrique ka qenë vendimtar në sukseset e fundit të ekipit parisien. Neves ka marrë një rol udhëheqës te PSG pavarësisht moshës së re. Aftësia e tij për ta organizuar lojën, për ta rikuperuar posedimin dhe për të ofruar zgjidhje në fazën e ndërtimit të aksioneve e ka bërë atë një pjesë të pazëvendësueshme në mesfushë.

Tekniku spanjoll i ka besuar atij përgjegjësi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *