Sipas agjencisë Reuters , pushteti në Iran ka kaluar gjithnjë e më shumë në duart e Gardës Revolucionare Islamike, e cila po merr vendime kyçe në vend, ndërsa roli i udhëheqjes civile dhe institucioneve të tjera shtetërore po dobësohet. Burime të ndryshme citojnë se Garda Revolucionare është bërë faktori kryesor në vendimmarrjen politike dhe ushtarake, sidomos në kushtet e një lufte të zgjatur dhe tensioneve të brendshme në vend. Sipas raportimeve, struktura tradicionale e pushtetit në Iran është ndryshuar ndjeshëm, ku vendimet nuk merren më vetëm nga udhëheqja politike apo fetare, por gjithnjë e më shumë nga komandantët ushtarakë të Gardës Revolucionare.
Ky zhvillim ka çuar në një përqendrim të madh të pushtetit në duart e një strukture të vetme ushtarake dhe të sigurisë, duke e bërë sist