Skandal te Chelsea: Mudryk dënohet me 4 vite suspendim për doping Futboll Gazeta Express 29/04/2026 17:10 Anësori i Chelsea FC, Mykhailo Mudryk, është goditur me një nga dënimet më të rënda në futbollin modern, pasi Federata Angleze i ka shqiptuar pezullim katërvjeçar për shkelje të rregullave antidoping. Futbollisti ukrainas tashmë ka vendosur ta sfidojë vendimin duke e çuar rastin në CAS. Sipas raportimeve, 25-vjeçari ka dorëzuar ankesën më 25 shkurt, ndërsa ende nuk është caktuar data e seancës dëgjimore.
Një zëdhënës i CAS konfirmoi se lojtari ka apeluar kundër periudhës katërvjeçare të pezullimit, duke hapur rrugën për një betejë ligjore që mund të zgjasë. Mudryk nuk ka luajtur për Chelsean që nga 28 nëntori 2024, kur shënoi në fitoren ndaj në kuadër të UEFA Europa Conference League,