Lushtaku: Po zhvillohet aksioni për eliminimin e deponive ilegale, pastërtia është detyrim ndaj qytetit Lajme Gazeta Express 29/04/2026 17:12 Sami Lushtaku, kryetari i Skenderajt, ka bërë të ditur se po zhvillohet aksioni i kësaj komune për eliminimin e deponive ilegale, duke shtuar se, kjo betejë nuk do të ndalet deri në eleminimin përfundimtar të çdo deponie ilegale. Lushtaku, ka shtuar edhe se, pastërtia është detyrim ndaj vetes, familjes dhe qytetit, dhe se, Skenderaj nuk do të jetë strehë e papërgjegjësisë por shembull i rendit dhe kujdesit për hapësirën publike dhe private. Postimi: Njoftim për qytetarët Aksioni ynë për eliminimin e deponive ilegale po zhvillohet me vendosmëri në çdo cep të Komunës së Skenderajt dhe kjo betejë nuk do të ndalet deri në eleminimin përfundimtar të çdo d
Lushtaku: Po zhvillohet aksioni për eliminimin e deponive ilegale, pastërtia është detyrim ndaj qytetit