Hamza: Krizat politike rënduan mbi qytetarët, qeverisja solli stagnim dhe përkeqësim

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, një ditë pas dështimit të Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit, ka reaguar përmes një video-adresimi drejtuar qytetarëve, duke theksuar se vendi po përballet me pasojat e mungesës së vullnetit politik nga shumica parlamentare. “Në kohë sfidash, është e natyrshme të ndiejmë pasiguri. Por, po aq e rëndësishme është edhe ta ruajmë qetësinë, besimin dhe përkushtimin ndaj shtetit tonë,” u shpreh Hamza.

Ai falënderoi qytetarët për reagimin ndaj zhvillimeve të fundit, duke theksuar: “Mbrëmë u përballëm me një zhvillim që ngriti shqetësime, por përgjigjja jonë ishte e qartë, e vendosur dhe pa kompromis.” Hamza rikujtoi se ka kaluar më shumë se një vit nga zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, duke e cilësuar këtë periudhë si të mbushur me paqartësi dh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *