Juventusi e do Greenwoodin, mendon ta përdorë Zhegrovën në shkëmbim

Juventusi po e shqyrton mundësinë që në afatin kalimtar veror ta përfshijë Edon Zhegrovën në një marrëveshje për transferimin e Mason Greenwoodit, i cili aktualisht është pjesë e Marseilles. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, “Zonja e Vjetër” synon ta afrojë sulmuesin anglez duke ofruar një shumë parash, si dhe duke e përfshirë në paketë edhe futbollistin e Kosovës. Greenwood vlerësohet rreth 50 milionë euro, ndërsa Juventusi thuhet se do të tentojë ta ulë këtë shifër duke e përdorur Zhegrovën si pjesë të shkëmbimit.

Mediumi italian kujton se Marseille kishte shfaqur interesim për Zhegrovën edhe verën e kaluar, ndërsa këtë edicion kosovari nuk ka arritur të sigurojë hapësirë të madhe te Juventusi. 27-vjeçari ka luajtur 475 minuta në 23 paraqitje, pa realizuar ende gol apo asist. Krahas Marse

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *