Skandali i ri që ka goditur gjykimin në Serie A duket se po mbetet brenda vetë botës së gjyqtarëve. Raportimet nga Italia bëjnë të ditur se në hetimet e Prokurorisë së Milanos nuk figuron asnjë lojtar apo drejtor klubi, ndërsa të gjithë personat e përfshirë deri tani janë të lidhur me sektorin e gjykimit dhe VAR-it. Sipas mediave italiane, përfshirë “La Gazzetta dello Sport”, në regjistrin e të dyshuarve janë shënuar edhe emra të rinj, por situata nuk prek klubet e Serie A.
Në qendër të hetimit raportohet se janë zyrtarët e VAR-it, Luigi Nasca, Rodolfo Di Vuolo dhe Daniele Paterna, si dhe designatori i gjyqtarëve Gianluca Rocchi dhe mbikëqyrësi i VAR-it, Andrea Gervasoni. Në ditët e fundit është përmendur edhe emri i Interit, por raportet theksojnë se deri tani nuk ka elemente që e lidhin