Përmes analizës teorike dhe reflektimit kritik, libri ndriçon sfidat e komunikimit politik në një kohë kur mediat digjitale, rrjetet sociale dhe dezinformimi po e ndryshojnë debatin publik Një botim i ri me titull: “Arkitektura e bindjes: Komunikimi politik nga Agora te demokracia digjitale” i Prof.dr. Demush Bajramit, dedikuar komunikimit politik në epokën digjitale është tashmë në qarkullim, duke synuar të ndihmojë lexuesit ta kuptojnë më mirë botën komplekse të informacionit dhe mediave të reja. Libri eksploron transformimin e sferës publike, ndikimin e rrjeteve sociale dhe sfidat që burojnë nga dezinformimi dhe lajmet e rreme (“fake news”), duke ofruar një kombinim të analizës teorike dhe reflektimit kritik.
Në fokus është roli i qytetarit si aktor aktiv në ndërtimin e diskursit publik