Ushtrimet “eccentric” – sekreti i forcës Keshilla Mjekësore Gazeta Express 06/05/2026 19:54 Për vite me radhë, jemi mësuar të besojmë se mënyra më e mirë për t’u bërë më të fortë dhe më në formë është të ngremë pesha të rënda, qoftë një shtangë, qoftë peshën e trupit tonë. Por studimet e fundit sugjerojnë se po aq e rëndësishme mund të jetë edhe mënyra se si e ulim peshën. Lëvizjet shpërthyese, si vrapimi, kërcimi, hedhja e topave, ushtrimet me kettlebell apo ngjitjet në mur, shpesh duken më tërheqëse.
Megjithatë, lëvizjet e ngadalta dhe të kontrolluara po marrin gjithnjë e më shumë vëmendje, pasi konsiderohen më të sigurta, më pak të lodhshme fizikisht dhe shumë efektive për forcën muskulore. Në këtë kategori hyjnë të ashtuquajturat ushtrime “eccentric”, që lidhen me fazën e zgjatjes së m