Sipas raportimeve të gazetës spanjolle, Marca , rreth gjashtë futbollistë të Real Madridit nuk janë më në marrëdhënie komunikimi me Alvaro Arbeloa, ndërsa tensionet brenda dhomës së zhveshjes thuhet se janë përhapur në disa grupe të ndara. Raporti thekson se situata në skuadër është bërë gjithnjë e më e ndjeshme, me një ndjesi të përgjithshme se disa lojtarë nuk pajtohen me metodat e punës së Arbeloas. Qasja e tij, sipas burimeve të cituara, ka krijuar distancë mes tij dhe një pjese të lojtarëve, veçanërisht atyre të dalë nga akademia e klubit.
Gjendja është bërë më e dukshme në javët e fundit, me përplasje të raportuara që përfshijnë emra si Dani Ceballos, Dani Carvajal, Raul Asencio dhe Alvaro Carreras. Marca shkruan se pakënaqësitë nuk janë më raste të izoluara, por pjesë e një prishjej