Struga këtë verë do t’i presë turistët dhe mërgimtarët me çmime më të larta për parkim në zonën qendrore urbane dhe çmime më të ulëta në zonat periferike. Aktualisht, çmimi është 40 denarë për orën e parë të parkimit, 30 denarë për orën e dytë dhe 20 denarë për orën e tretë. Sipas autoriteteve, këto kanë qenë tarifa të ulëta dhe deri më tani nuk janë ndërmarrë masa për ndryshimin e tyre.
“Mendoj se do të ketë rritje të çmimeve për parkim, por edhe ulje të caktuar të çmimeve në disa zona, sepse në pjesët qendrore të qytetit sigurisht që do të ketë tarifa më të larta krahasuar me zonat periferike, ku çmimet do të jenë më të ulëta. Në këtë mënyrë qytetarët do të kenë mundësi të parkojnë më lirë në varësi të lokacionit. Kjo do t’u mundësojë qytetarëve që duhet të lëvizin ose të shkojnë d