‘Kastori i tërbuar’ sulmoi fëmijën 8-vjeçar dhe të tjerë – detaje dhe pamje nga një ngjarje e pazakontë në një liqen në New Jersey, SHBA

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një liqen në New Jersey, ku një kastor “i tërbuar” sulmoi një djalë 8-vjeçar dhe disa persona të tjerë. Incidenti ndodhi në Liqenin Henry, ndërsa djali ishte duke peshkuar me familjen e tij. Sipas policisë lokale, fëmija u përpoq të largohej, por u rrëzua dhe kafsha e kafshoi në kofshë.

Të afërmit dhe miqtë ndërhynë menjëherë, duke e goditur kastorin për ta larguar, ndërsa pamjet dramatike tregojnë përpjekjet e tyre për ta neutralizuar. Djali u dërgua në spital, ndërsa gjendja e tij nuk është bërë ende e ditur. Autoritetet konfirmuan se kafsha rezultoi pozitive me tërbim dhe paralajmëruan qytetarët që të raportojnë çdo kontakt të mundshëm.

Disa persona të tjerë që ndodheshin pranë liqenit u kafshuan gjithashtu dhe po marrin trajtim mjekësor. / Telegraf

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *