Bashkimi i Prizrenit e ka siguruar finalen e play-offit në elitën e basketbollit kosovar, pasi e eliminoi Borën të mërkurën mbrëma dhe e mbylli serinë gjysmëfinale me rezultat 3:2. Në ndeshjen e pestë vendimtare, të zhvilluar në palestrën “Sezai Surroi”, prizrenasit triumfuan bindshëm 100:76, duke bërë që në finale të takohet me Trepçën – një përballje që përsëritet edhe këtë edicion, ashtu si sezonin e kaluar. Seria ishte e fortë dhe e baraspeshuar: ndeshja e parë në Prizren përfundoi 73:70 për Bashkimin, ndërsa Bora barazoi në duelin e dytë në Prishtinë me fitore 76:75.
Bashkimi u rikthye me fitore 88:73 në Prizren, por Bora e çoi serinë në ndeshje vendimtare pasi fitoi përballjen e katërt 104:99. Megjithatë, në duelin e pestë, me përkrahjen e madhe të tifozëve, Bashkimi e ngriti nivelin