PSG ka siguruar finalen e Ligës së Kampionëve pas dy ndeshjeve dramatike ndaj Bayern Munich, fitore 5-4 në takimin e parë dhe barazim 1-1 sonte në “Allianz Arena”, për rezultatin e përgjithshëm 6-5. Në Mynih, francezët kaluan të parët në epërsi me golin e Ousmane Dembélé, ndërsa Bayerni arriti të barazojë vetëm në fund me Harry Kane për 1-1, por pa arritur ta përmbysë kualifikimin. PSG tani në finale do të përballet me Arsenalin.
Lojtari i ndeshjes ishte Manuel Neuer (8.9), i cili me pritjet e tij e mbajti Bayernin në lojë për pjesën më të madhe të takimit. Te bavarezët u veçuan gjithashtu Luis Diaz (7.9) dhe Harry Kane (7.8), ndërsa kontribut solid dha edhe Joshua Kimmich (7.1). Te PSG, më i vlerësuari ishte Khvicha Kvaratskhelia (8.0), me paraqitje të mirë edhe nga Désiré Doue (7.2) dhe