Gjermania ka propozuar një plan me gjashtë pika për reformimin e Bashkimit Evropian (BE), duke deklaruar se ndryshimet janë të nevojshme për ta ndihmuar bllokun evropian të marrë vendime më të shpejta, ndërsa konfliktet globale po përshkallëzohen dhe po përhapen. Në një fjalim në Fondacionin Konrad Adenauer në Berlin, ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Johann Wadephul, iu referua luftës në Iran si shprehja e fundit e një “rendi botëror në ndryshim”, duke argumentuar se BE-ja duhet të veprojë shpejt për të mbetur efektive, veçanërisht në politikën e jashtme dhe të sigurisë. Për të shmangur bllokimet kur nuk arrihet unanimiteti mes 27 vendeve anëtare të BE-së, Wadephul propozoi që një grup shtetesh të mund të ecin përpara në disa çështje pa u penguar nga të tjerët.
“Propozimi im nënkupton