Politikania e njohur shqiptare Monika Kryemadhi ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku ka folur për aktualitetin, por edhe për raportet e saj me disa figura të njohura që i janë shfaqur në studio përmes imazheve, duke i komentuar një nga një. Gjatë rubrikës, Kryemadhit iu shfaq edhe portreti i artistes shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, me të cilën ajo është kushërirë e afërt. Monika nuk nguroi të flasë me superlativa për këngëtaren, duke e quajtur “shumë funny”, “të jashtëzakonshme” dhe “shumë të mirë”, teksa shprehu edhe entuziazmin për projektin e saj më të ri.
“Është shumë funny, është e jashtëzakonshme. Është shumë e mirë, jam shumë e lumtur, vdes për këngën e saj të re ‘New Religion’, është shumë ritmike. Po ecën shumë mirë që kur është bërë artiste e pavaru