Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova nuk dëshiron të interpretojë arsyet partiake të Frontit Europian për paraqitjen e një iniciative për ndryshime kushtetuese, por beson se iniciativa nuk ka shanse të ketë sukses duke pasur parasysh se për miratimin e tyre kërkohet një shumicë prej dy të tretash. “Sipas Kushtetutës sonë, ndryshimet kushtetuese mund të propozohen nga 30 deputetë ose 150 mijë qytetarë. Iniciatori nuk ka 30 deputetë në Kuvend.
Nuk mund t’i interpretoj arsyet partiake dhe arsyet e grupit parlamentar për nisjen e kësaj iniciative, por sa herë që nis një iniciativë, kjo nuk duhet të bëhet vetëm për të manifestuar proaktivitet, por duhet të mendohet për sigurinë e finalizimit dhe realizimit të saj, tha”, Siljanovska-Davkova në përgjigje të pyetjes së një gaz