I zhgënjyer, Neuer tregon arsyet e eliminimit të Bayernit Futboll Gazeta Express 06/05/2026 23:50 Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni në Ligën e Kampionëve. Parisienët do të shkojnë në Budapest për ta mbrojtur titullin që e fituan sezonin e kaluar, pasi eliminuan Bayern Munichun në gjysmëfinale. Ndeshja sonte u mbyll me rezultat të barabartë 1:1, por parisienët shkojnë tutje, pasi fituan 5:4 në ndeshjen e parë.
Pas ndeshjes, portieri i Bayern Munich, Manuel Neuer tregoi se çka i mungoi sonte ekipit të tij. “Mendoj se nuk kishim instinktin vrasës në sulm sonte. Por ne megjithatë patëm mundësitë për të fituar ndeshjen.
Nuk kemi pasur shumë shanse të pastërta, por kur i ke këto momente… shikoni Parisin. Parisienët thjeshtë ishin vrasës, duke shënuar ashtu si bënë në nd