Nurellari: Kurti u zhgënjye, i dështoi plani i teatrove të krizave Lajme Gazeta Express 07/05/2026 7:00 Adri Nurellari, Drejtor i Institutit për Studime dhe Analiza në PDK, tha se votat e diasporës do të jenë përcaktuese në zgjedhjet e 7 qershorit. Sipas tij, dikur pesha e votave të diasporës ishte minimale por sot është bërë shumë e rëndësishme. Derisa, nënvizon se Kurtit i ka dështuar plani i teatrove të krizave dhe shton se zhgënjimi i qytetarëve dhe ikja e të rinjve janë tregues se votuesit po kërkojnë ndryshim dhe shpresë.
“Edhe truket dhe teatrot e kryeministrit eventualisht pas njëfarë kohe zbehen dhe humbasin magjinë. Pesha e votave të diasporës ishte minimale, tash është bërë shumë e rëndësishme. “E kemi parë që Kurti ushqehet përmes krizave, i leverdisin krizat dhe ka vazhduar, p