Me afrimin e verës, shumë njerëz po hapin dritaret dhe po shijojnë motin e ngrohtë. Por bashkë me verën, milingonat po hyjnë edhe në shtëpi, sidomos në kuzhinë, dhoma dhe banjo. Sipas ekspertëve në Britani, problemet me milingonat janë shumë të zakonshme dhe trajtimi profesional mund të kushtojë shtrenjtë.
Fatmirësisht, eksperti Glen Peskett thotë se ekziston një mënyrë e thjeshtë, e lirë dhe natyrale për t’i larguar ato: lëngu i limonit. Ai shpjegon se aroma e fortë e limonit prish gjurmët që milingonat përdorin për të gjetur rrugën, ndërsa aciditeti i limonit i pengon të orientohen. “Mjafton të shtrydhni pak lëng limoni rreth dyerve, dritareve ose vendeve ku keni parë milingona,” tha ai.
Kjo metodë jo vetëm largon milingonat, por edhe e mban shtëpinë me aromë të freskët. Si ta përdorni: