“Të gjithë të çmendur pas Cristiano Ronaldo Jr” – gjysma e Evropës në garë për 15-vjeçarin Sport Gazeta Express 07/05/2026 8:41 Cristiano Ronaldo Jr po kthehet në një nga emrat më të përfolur të futbollit të të rinjve, me shumë klube të mëdha evropiane që kanë hyrë në garë për t’i siguruar shërbimet e tij në të ardhmen. Sipas “Goal.com”, djali i Cristiano Ronaldos po ndiqet nga një numër i madh klubesh elitare, të cilët e shohin si një projekt afatgjatë dhe një talent me potencial të madh për zhvillim, përcjell “Gazeta Express”. 15-vjeçari aktualisht është pjesë e akademisë së Al-Nassr, por prioriteti i tij duket se është rikthimi në Evropë, ku dëshiron ta ndërtojë karrierën larg hijes së babait të tij dhe në një ambient më konkurrues.
Ndër klubet më të interesuara për të përmenden emra gj