Vajza që u bë heroinë Lajme Gazeta Express 07/05/2026 8:23 Një rrëfim për një vajzë të re nga Gjakova, e cila, mes ëndrrave për jetën dhe dashurisë për artin, u bë simbol i sakrificës për liri. Historia e Yllka Domit mbetet dëshmi e një brezi që u rrit me plagën e robërisë dhe me besimin se liria kërkon gjithçka. Dea Krasniqi Segmenti që lidh rrugën kryesore me urën te Kroi i Rexhep Agës në Gjakovë, si dhe një tjetër rrugë në kryeqytet, mbajnë emrin e heroinës nga Gjakova, Yllka Domi.
Në Kosovë, gati të gjitha rrugët janë të emëruara sipas burrave që kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për vendin, por baras me ta, gjithçka nga vetja dhanë edhe gratë e vajzat si Yllka, emrat e të cilave do të duhej t’i lexonim më shpesh kalimthi, kur t’i hidhnim sytë drejt ndonjë tabele. Yllka Domi.