Këngëtarja amerikane Billie Eilish është shfaqur për herë të parë në tapetin e kuq me partnerin e saj të ri, aktorin dhe muzikantin Nat Wolff. Sipas Index.hr , çifti u paraqit së bashku në premierën në Los Angeles të filmit të saj të ri koncertal, “Billie Eilish – Hit Me Hard and Soft: The Tour (Live in 3D)”, e cila u mbajt të mërkurën në maj 2026. Edhe pse ata janë përfolur prej kohësh, kjo ishte hera e parë që u fotografuan zyrtarisht së bashku në një event publik, duke e konfirmuar kështu edhe më qartë lidhjen e tyre.
Për këtë paraqitje, Billie (24) kishte zgjedhur një kombinim jo të zakonshëm: një bluzë të gjelbër mbi një këmishë të bardhë me mëngë të gjata dhe një fund të zi, ndërsa veshjen e plotësoi me çorape të kuqe dhe blu. Ndërkohë, Wolff (31) u shfaq me një kostum kafe me dy rre