Luis Enrique ka thënë se Paris Saint-Germain ka zhbllokuar një strategji të re fituese duke qenë të fortë në mbrojtje pas fitores kundër Bayern Munichut në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve. PSG luajti baras 1-1 në ndeshjen kthyese në Gjermani ndaj Bayernit, por u kualifikua në finale shkaku i fitores me rezultat të përgjithshëm 6-5. “Theksimi i lojtarëve të caktuar do të ishte shumë i padrejtë, sepse secili prej tyre ka treguar nivelin e tij, veçanërisht në këtë fazë të fundit të Ligës së Kampionëve”, ka thënë fillimisht Enrique pas ndeshjes.
“Është kurioze të mos kemi mundur të vendosim të njëjtin formacion titullar si në finalen e Ligës së Kampionëve të vitit të kaluar, pikërisht këtu në Mynih. Është e pabesueshme! Tregon se çfarë lloj skuadre jemi”.
PSG po shkruan histori në Ev