Petrit Hajdari largohet nga drejtimi i PDK-së në Drenas

Petrit Hajdari ka njoftuar se ka vendosur të lirojë drejtimin e degës së PDK-së në Drenas dhe se kontributin e tij do ta fokusojë në kryesinë qendrore të partisë. Në një postim në Facebook, Hajdari ka vlerësuar rezultatin e degës së PDK-së në Drenas në zgjedhjet e fundit nacionale, duke thënë se ajo ka dalë “dega më e fuqishme e PDK-së”. “Në Degën e PDK-së në Drenas kemi korrur sukses të jashtëzakonshëm në zgjedhjet e fundit nacionale, duke dalë dega më e fuqishme e PDK-së”, ka shkruar ai.

Hajdari ka thënë se vendimi për t’u tërhequr nga drejtimi i degës vjen, siç është shprehur, “duke mos dashur t’i bëhem pengesë proceseve të nevojshme”, dhe se është marrë me kërkesë të kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza. “Megjithatë, duke mos dashur t’i bëhem pengesë proceseve të nevojshme, me kërkes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *