Raportimet nga Italia konfirmojnë se reprezentuesit italianë Sandro Tonali dhe Nicolo Fagioli i kanë marrë dënimet e tyre përfundimtare, teksa hetimet për aktivitetin e tyre të paligjshëm të basteve më në fund kanë marrë epilog dhe çështja është mbyllur përfundimisht. Tonali dhe Fagioli kishin vuajtur tashmë pezullime të gjata në periudhën 2023–2024 për përfshirjen e tyre në praktika të paligjshme të basteve, të cilat përfshinin edhe bastet mbi ndeshje futbolli, diçka që është e ndaluar për lojtarët profesionistë. Në tetor të vitit 2023, FIGC konfirmoi se Tonali duhej të vuante një pezullim prej 10 ndeshjesh për përfshirjen e tij, si dhe u urdhërua të paguante një gjobë prej 20 mijë eurosh dhe të merrte pjesë në një seri aktivitetesh me karakter edukues, për të paralajmëruar të tjerët rret
Tonali dhe Fagioli marrin dënimet përfundimtare për skandalin e lojërave të fatit