Lushtaku: Limaj mund të jetë pjesë e listës së PDK-së Lajme Gazeta Express 07/05/2026 13:20 Anëtari i Kryesisë së Partia Demokratike e Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka paralajmëruar se kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, mund të jetë pjesë e listës së PDK-së për zgjedhjet e qershorit. Ai ka thënë për RTV21 se ende nuk ka një vendim përfundimtar, por emri i Limajt është përmendur në mbledhjen e djeshme të Kryesisë së PDK-së, dhe se çështja pritet të qartësohet deri më 12 maj, kur përfundon afati për dorëzimin e listave në KQZ. Lushtaku është shprehur se personalisht e mbështet rikthimin e Limajt në PDK.
“Për mendimin tim personal, Fatmir Limaj është një njeri që është ndër themeluesit e PDK-së dhe ka kontribuar shumë. Ai mund të jetë pjesë e PDK-së, por duhet të pritet deri në datën