​Aida Dërguti i bashkohet PDK-së

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka njoftuar për një prurje të re në radhët e saj. Kryetari i saj, Bedri Hamza ka bërë të ditur se në parti i është bashkuar aktivistja dhe ish-politikanja Aida Dërguti . Në një deklaratë publike, Hamza e ka mirëpritur Dërgutin, duke theksuar angazhimin e saj afatgjatë në çështje publike dhe shoqërore.

“Sot e mirëprita në Partinë Demokratike të Kosovës, Aida Dërgutin, një aktiviste të dalluar dhe qytetare të përgjegjshme, para se të jetë politikane. Një zonjë që, për dekada me radhë, ka pasur vetëm një qëllim: t’i shërbejë Kosovës, në çfarëdo kapaciteti që i është besuar”, ka shkruar Hamza. Ai shtoi se e vlerëson qasjen e saj ndaj drejtësisë dhe angazhimit qytetar.

“Për Aidën, siç e dinë të gjithë, drejtësia është mbi të gjitha detyrë. Dhe, në këtë mision,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *