Parandalohet kontrabandimi i telefonave në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë

Parandalohet kontrabandimi i telefonave në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë Lajme Gazeta Express 07/05/2026 18:55 Sot rreth orës 13:10, në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë, bazuar në informacionet e Njësisë së Inteligjencës dhe në koordinim me Departamentin për Siguri të Shërbimit Korrektues të Kosovës, është realizuar një bastisje nga stafi i sigurisë, me ç’rast është parandaluar një tentim për kontrabandim të mjeteve të ndaluara, njofton SHKK. Gjatë kontrollit në hapësirat e jashtme të institucionit, konkretisht në oborr, zyrtarët kanë identifikuar nëntë topa të mbetur nga aktivitetet sportive të të dënuarve, vijon njoftimi. Pas verifikimit, “brenda njërit top të dyshimtë janë gjetur dhe sekuestruar dy telefona mobil të modelit iPhone, dy kartela SIM, si dhe një kabllo mbushëse.

Me

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *