Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kërkoi nga Bashkimi Evropian që Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat dhe të hapen negociatat për anëtarësim Në një aktivitet të organizuar nga Zyra e BE-së , në Ditën e Evropës, Kurti tha se Kosova nuk duhet të mbetet prapa në procesin integrues evropian. “Për Kosovën, Bashkimi Evropian nuk është një realitet i largët apo një grup standardesh që duhen përmbushur. Ai është shtëpia natyrore e shoqërisë sonë, korniza e reformave tona dhe e ardhmja e qytetarëve tanë që tashmë është zgjedhur.
Më shumë se 80% e qytetarëve tanë mbështesin anëtarësimin në Bashkimin Evropian, një nga nivelet më të larta të mbështetjes kudo në Evropë. Ne kemi bërë përparim të konsiderueshëm në vendin tonë. Kemi një nga normat më të forta të rritjes ekonomike në Evropën Jug