Kryeministri në detyrë , Albin Kurti , ka pritur në takim Përfaqësuesen Rajonale të UNHCR-së, për Evropën Qendrore, Nicole Epting . Sipas njoftimit të Qeverisë, në takim është diskutuar për çështjet që lidhen me refugjatët, personat e zhvendosur brenda vendit dhe personat pa shtetësi, si dhe për përgjegjësinë institucionale dhe ndërkombëtare në mbrojtjen e të drejtave të tyre. “Kryeministri në detyrë Kurti e njoftoi përfaqësuesen Epting me politikat dhe programet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, të zbatuara nga ministritë e linjës, të cilat adresojnë nevojat dhe të drejtat e këtyre kategorive, përfshirë strehimin, mbështetjen sociale dhe qasjen në shërbime publike”, thuhet në njoftim.
Gjatë bashkëbisedimit, sipas njoftimit, u theksua rëndësia e qasjes humane dhe respektimit të të drejt