Aeroportet kryesore të kryeqytetit rus janë përfshirë nga një gjendje e rëndë paralize pas një vale sulmesh me dronë, që kanë shkaktuar ndërprerje të mëdha në trafikun ajror dhe kaos në terminale. Në aeroportin Vnukovo situata është përshkruar si veçanërisht kritike, ku pasagjerët kanë mbetur të bllokuar deri në 16 orë pa mundësi largimi. Autoritetet janë detyruar të shpërndajnë dyshekë, ndërsa sallat e pritjes janë mbushur dhe shumë udhëtarë po flenë në dysheme.
Sipas burimeve zyrtare, mbi 50 dronë janë rrëzuar pranë Moskës brenda një dite të vetme. Si pasojë, aeroportet Vnukovo, Sheremetjevo dhe Domodedovo u mbyllën përkohësisht, duke shkaktuar anulimin dhe vonimin e qindra fluturimeve. Vetëm në Vnukovo janë anuluar mbi 100 nisje dhe mbërritje, duke e bërë atë aeroportin më të prekur nga