Ministri irakian i Naftës, Hayyan Abdul Ghani ka njoftuar zbulimin e një rezerve të re nafte pranë kufirit të vendit me Arabinë Saudite, me rezerva të vlerësuara rreth 9 miliardë fuçi. Njoftimi erdhi gjatë takimit të tij dje me një delegacion nga kompania kineze “ZhenHua Oil”, e cila zbuloi bllokun e ri në zonën Qurnain në jugperëndim të Irakut, si pjesë e një raundi të mëparshëm licencimi. Ministria e Naftës e Irakut njoftoi se Ghani diskutoi gjatë takimit punimet zhvillimore në bllokun eksplorues Qurnain dhe në fushën naftëmbajtëse Bagdadi Juglindor.
Ministri theksoi rëndësinë e përshpejtimit të zbatimit të projektit për të ruajtur prodhimin e naftës bruto dhe për të investuar në burimet e gazit shoqërues. Blloku Qurnain, i vendosur në provincën Najaf përgjatë kufirit Irak-Ar