Munguan Hoti e Bajrami në tubim, Osmani: I ftoj ata që s’janë këtu t’i bashkohen këtij rrugëtimi Lajme Gazeta Express 10/05/2026 20:03 Në “Tubimi i Bashkimit” në fjalën e saj ish-presidentja Vjosa Osmani i ftoi të jenë pjesë e rrugëtimit edhe ata që nuk ishin të pranishëm. Në këtë tubim munguan Avdullah Hoti e Hykmete Bajrami. Gjithashtu të pranishëm nuk ishin as kryetari i Prishtinës Përparim Rama e as ai i Lipjanit, Imri Ahmeti.
“Sot iu ftoj të gjithëve jo vetëm të besoni përsëri tek ne por të besoni tek njëri-tjetri. I ftoj edhe të tjerët që nuk janë sonte këtu që t’i bashkohen këtij rrugëtimi. Lista që po e ndërtojmë është shtëpia e çdo qytetari që beson në shtet, që beson në Zot, që beson në familje, që beson në demokraci e beson në aleanca”, u shpreh Osmani.
Topics: #munguan #hoti #b