Lëvizje e papritur e Milanit, ylli i ekipit në treg për 40 milionë euro

Milani i ka bërë të qartë Christopher Nkunku dhe agjentit të tij Pini Zahavi se sulmuesi francez është në shitje gjatë afatit kalimtar të verës, por vetëm nëse arrin një ofertë prej të paktën 40 milionë eurosh. 28-vjeçari u transferua nga Chelsea verën e kaluar për rreth 37 milionë euro plus bonuse, por nuk arriti të lërë gjurmë në “San Siro”. Gjatë sezonit të fundit, Nkunku regjistroi vetëm gjashtë gola dhe tri asistime në 32 paraqitje zyrtare, ndërsa shpesh mbeti jashtë formacionit titullar, madje edhe në periudha kur skuadra kishte mungesa të shumta në repartin ofensiv.

Sipas raportimeve të La Gazzetta dello Sport , një takim mes drejtuesve të Milanit dhe agjentit Zahavi ka konfirmuar se klubi italian është i gatshëm ta shesë lojtarin pas vetëm një sezoni. Raporti shton se “Rossonerët”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *