Kryetari i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Prishtina ka një rëndësi të veçantë për Aleancën, duke e cilësuar kryeqytetin si qendrën ku “matet vizioni për zhvillimin dhe energjia e ndryshimit që i duhet Kosovës”. Përmes një postimi, Haradinaj tha se gjatë qeverisjes së Aleancës, kryeqytetit i është ofruar mbështetje konkrete dhe vëmendja që meriton “një kryeqytet evropian”. Komentet ai i bëri gjatë Kuvendit Zgjedhor të Aleancës në Prishtina, ku së bashku me Ardian Gjini tha se kanë parë mobilizimin dhe energjinë e strukturave të partisë.
Haradinaj ka uruar Kreshnik Smajlaj për zgjedhjen në krye të Degës së Aleancës në Prishtinë, duke e cilësuar atë si përfaqësues të një gjenerate të re politikani. “Sikur njëri ndër kandidatët më të votuar të Aleancës në z