Përplasje me policinë, molotovë e gazlotsjellës, çka ndodhi në protestën e opozitës mbrëmë në Tiranë Lajme Gazeta Express 09/05/2026 7:24 Protesta e opozitës para Kryeministrisë është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë. Gjatë tubimit janë hedhur molotovë, fishekzjarre dhe mjete të tjera piroteknike në drejtim të efektivëve, ndërsa policia është kundërpërgjigjur me ujë dhe gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës. Tensionet vijuan edhe pranë Ministrisë së Brendshme, aty ku u zhvendos protesta e opozitës.
Protestuesit u panë me fishekzjarre në duar teksa i drejtonin drejt forcave të policisë, të cilat kishin krijuar një kordon sigurie për të bllokuar marshimin. Pas ndërhyrjes së policisë me ujë dhe gaz lotsjellës, protestuesit u sprapsën për pak çast