Harry ndjen mungesën e familjes mbretërore – pamjet e Charlotte i rikthyen një dhimbje të vjetër

Princi Harry thuhet se është ndjerë i trishtuar pasi pa fotografitë e publikuara për ditëlindjen e 11-të të princeshës Charlotte, sepse ato i kujtuan se fëmijët e tij, princi Archie dhe princesha Lilibet, nuk janë të afërt me familjen mbretërore në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas Page Six, një mik i vjetër i Harryt i ka thënë gazetarit Richard Eden (Daily Mail) se edhe pse Archie dhe Lili po e shijojnë jetën në Kaliforni, Harry e ndjen rëndë faktin që ata nuk po rriten pranë pjesës tjetër të familjes. Ai, sipas të njëjtit burim, mendon se fëmijët e tij po humbin rrjetin e gjerë familjar që e kanë kushërinjtë e tyre – George, Charlotte dhe Louis, fëmijët e princit William dhe Kate Middleton, të cilët ndjekin shkollën Lambrook në Angli.

View this post on Instagram A post shared by Meghan,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *