Osmani: 9 Maji nuk është vetëm simbolikë, e ardhmja e RMV-së është në BE

Ish-ministri i Jashtëm dhe nënkryetari i BDI-së Bujar Osmani, ka marrë pjesë sonte në pritjen e organizuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shkup, me rastin e 9 Majit – Ditës së Evropës, prej ku ka dërguar mesazh për bashkim rreth agjendës evropiane të vendit. “Ky 9 Maj nuk është vetëm simbolikë. Sot më qartë se kurrë po ndahen rrugët mes atyre që e sabotojnë integrimin evropian dhe atyre që besojnë se e ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në Bashkimin Evropian”, ka deklaruar Osmani.

Ai ka theksuar se integrimi evropian nuk duhet të shihet si temë partiake apo etnike, por si orientim strategjik i shtetit. “Evropa nuk është çështje partie apo etnie. Është orientim strategjik, sistem vlerash dhe garanci për stabilitet, drejtësi dhe zhvillim”, është shprehur Osmani.

Sipas tij, vendi n

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *