Rahoveci siguron finalen e playoff-it në Superligën e hendbollit

Kampioni në fuqi, Rahoveci, ka siguruar paraqitjen në finalen e playoff-it të Superligës së Kosovës në hendboll, pasi eliminoi Besa Famgas në gjysmëfinale me dy fitore radhazi. Skuadra rahovecase triumfoi edhe në ndeshjen e dytë të zhvilluar të enjten mbrëma në palestrën “Karagaçi” në Pejë, me rezultat 27:23, duke vulosur kalimin në finale. Përballja ishte e fortë dhe mjaft interesante, me të dyja skuadrat që zhvilluan lojë të luftuar gjatë gjithë takimit.

Megjithatë, “vreshtarët” ruajtën epërsinë në pjesën më të madhe të ndeshjes dhe menaxhuan mirë minutat vendimtare. Një nga më meritorët për fitoren e Rahovecit ishte portieri Arti Luzha, i cili pati paraqitje të shkëlqyer duke pritur shumë gjuajtje të lojtarëve vendas. Në fazën ofensive u dallua Egzon Gjuka me shtatë gola të realizuar, n

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *